Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur, e cila i ka rezistuar zhvillimit që shoqëria ka bërë në mbarë botën, duke mos lënë pas dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë shqiptare.
Edhe pse Kosova si e gjithë bota, po përballet me pandeminë Covid-19, nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje.
Muaji janar dhe shkurt ka qenë më rënd sa i përket numrit të rasteve të dhunës, ndërkaq, sipas raportit të policisë, marsi qëndron më mirë.
Në Policinë e Kosovës gjatë marsit të këtij viti janë raportuar rreth 30 qind më pak raste të dhunës në familje, se gjatë janarit të këtij viti.
Sipas policisë gjatë marsit janë raportuar 58 raste gjithsej, si raste të dhunës në familje në gjithë territorin e vendit tonë.
Ndërsa, në statistikat që policia i ka dërguar Telegrafit, për muajin janar dhe shkurt të po këtij viti, raportohet për një numër shumë më të madh se në mars.
Gjithsej gjatë muajit janar të vitit 2020, policia e Kosovës, ka raportuar se ka pasur 160 raste të dhunës në familje, ku prej tyre 48 raaste kanë qenë në Prishtinë, 24 në Ferizaj, 23 në Pejë e më pak nëpër komuna të tjera.
Po ashtu, sipas statistikave të policisë, në muajin shkurt janë raportuar 149 raste të dhunës në familje, nga të cilat 54 janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë.
Më së shumti raste të dhunës në familje gjatë janarit dhe shkurtit janë raportuar në Prishtinë e Ferizaj, ndërsa më së paku në Mitrovicë, teksa edhe në Pejë ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve të dhunës në familje gjatë dy muajve të parë të këtij viti.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...