Google ADS

Bie pema në mes të rrugës afër ‘Parkut të Qytetit’, rrezikon qytetarët

19:27 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Në rrugën ‘Isa Kastrati’ më saktësisht tek ‘Parku i Qytetit’ është rrëzuar një pemë, e cila ka rënë në njërën anën të rrugës duke dëmtuar një veturë, raporton Arbresh.info.

Një kalimtare e rastit e cila ishte duke kaluar andej ka thënë për portalin se pema përpak i kishte rënë në kokë, mirëpo nuk ishte lënduar vetëm se e kishte frikësuar zhurma e pemës.

Pema e rënë ka bllokuar njërën pjesë të rrugës. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia dhe përveq veturës së dëmtuar nuk ka të lënduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme