Bie numri i vrasjeve, 2019 ndodhen 11 vrasje  më pak se në vitin 2018

11:24 | 16 Janar 2020
A Z

Policia e Kosovës përmes një konference për media, ka prezantuar sot raportin vjetor të punës, me ç’ rast u shpalosen të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore përgjatë vitit 2019.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Rashit Qalaj, tha se viti 2019 ka qenë një vit i suksesshëm kemi bërë punë të madhe në parandalimin  e shumë veprave të mëdha penale.

“Kemi pasur një vit me shumë suksese e të arritura. Falënderoj te gjitha institucionet e Kosovës të sigurisë. Viti që sa po mbaruam ka qenë një vit i suksesshëm kemi bërë punë të madhe në parandalimin  e shumë veprave të mëdha penale. Gjithashtu duke iu ofruar siguri qytetarëve tanë.  Viti që shkoj është një nder vitet më të suksesshme shpresojmë qe të vazhdojmë edhe këtë vit njëjtë. Qysh në fillim të vitit kemi filluar në ndërmarrjen e disa hapave”, tha Qalaj.

Ai tha se policia ka bërë shumë aktivitete për mbrojtjen e kufirit shtetëror.

Po ashtu sipas tij, është ngritur edhe bashkëpunimi me Prokurorin e Shtetit.

Drejtori  i Departamentit për Operacione,  Afrim Ahmeti, ka treguar disa nga rastet që policia e Kosovës i ka evidentuar gjatë vitit 2019.

“Gjatë këtij viti policia e Kosovës ka evidentuar, 44.668raste, 30.258 vepra penale dhe 13.409 kundërvajtje dhe raste të natyrave të tjera.

Krahasuar me vitin 2018 vërehet rënie për 8.90% në raportimin e rasteve. Rënie për 15.73% të veprave penale dhe ngritje për 11.45% të numrit të kundërvajtjeve dhe rasteve të natyrave të tjera.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë vitit 2018 kishin ndodhur 34 vrasje ndërsa  në vitin 2019 ishin bërë 23 vrasje.

“Lëndime të renda trupore në vitin 2018 ishin 288 raste ndërsa në vitin 2019 janë 265.Vjedhje në vitin 2018 ishin 5842 ndërsa viti 2019 janë 4519.297 grabitje janë bërë në vitin 2018 ndërsa gjatë vitit 2019  janë bërë gjithsej 171 raste të grabitjeve”, ka thënë ai.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kufitare,  Shaban Guda,  tregoi krahasimin e aktiviteteve dhe mbikëqyrjen në kufi.

“Krahasimi i disa aktiviteteve mbi kontrollin dhe mbikëqyrjen në kufi. Hyrja – dalja e personave në kufi gjatë vitit 2018 ka qenë 17765886 ndërsa në vitin 2019 18145881.Ndersa refuzim hyrje në vitin 2018 janë 2019 persona ndërsa ne vitin 2019 janë 3029 persona”, bëri të ditur Guda.

Po ashtu sipas tij,  refuzim dalje në vitin 2018 u është bërë 935 persona, ndërsa në vitin 2019, janë 940 persona”, thotë ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2555228958076937/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme