Gjatë muajit maj Shqipërinë e vizutuan rreth 401 mijë të huaj, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me një viti më parë, rritja e hyrjeve të të huajve ishte minimale, prej vetëm 1.7%, ndryshe nga zgjerimi dyshifror i muajve të mëparshëm.
Efektin kryesor e ka dhënë rënia e turistëve nga Kosova, të cilët për shkak të muajit të Ramazanit nuk kanë udhëtuar gjatë muajit maj. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në maj ranë me gati 19% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Efekti i dytë lidhet me krizën politike, teksa protestat e majit që u shfaqën edhe në televizionet e huaja kanë stepur turistët, sidomos ata të vendeve fqinjë, që vijnë kryesisht me rrugë tokësore. Turistët nga vendi fqinjë Maqedonia, që përbëjnë të dytët në numër pas atyre të Kosovës ranë me 8.3% në maj. Edhe nga mali i Zi ka pasur gati 10% më pak hyrje.
Në tkurrje ishin dhe polakët, me rënie gati 13% në raport me majin e kaluar, një efekt jo vetëm i krizës politike por dhe problemeve që ka Shqipëria me shërbimet, infrastrukturën etj. Rënia e polakëve ishte lajmëruar dhe më parë nga operatorët turistikë, për shkak se agjencitë kishin ulur numrin e charterave. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menaxher i Happy Tours, kishte pohuar më herët për Monitor se më pak rezervime ka konfirmuar Tui nga Polonia si dhe vendet nordike, por që ishin zëvëndësuar nga një kompani zvicerane, por edhe disa kompani të vogla hungareze dhe ukrainase që do të balancojnë pjesën e munguar.
Rritjen më të lartë në maj e shënuan shtetasit e huaj nga Italia (+12.2%), Zvicra (26%), Spanja (15%).
Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2019, janë 829.164.
Krahasuar me Maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %. Në Maj 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 401.531. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur me 1,7 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Maj 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 18,7 %.
Në pesëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 28,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 9,1 %.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Maj 2019, janë 880.689 duke shënuar një rritje me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2019, janë 477.282. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2019, janë 403.407. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është ulur 3,3 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2019, është 2196.873 duke u rritur 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...