Mbi 1000 persona janë vaksinuar në komunën e Gjilanit kundër Covid-19. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
Ndërsa lajmi i mirë, sipas tij, është që në këtë komunë në 10 ditët e fundit është përmirësuar gjendja pandemike.
Po ashtu, Haziri ka bërë të ditur se tanimë në këtë komunë nuk është asnjë vaksinë./abresh.info/
Statusi i plotë:
Gjilani prej sot mbetet pa asnjë vaksinë, pasi numri i personave të vaksinuar kundër #COVID19 është 1377. Janë vaksinuar mantelbardhët, dhe grupmoshat 85, 80 dhe 75 plus. Lajmi i mirë është se asnjë i vaksinuar nuk është përballur me probleme.
Ndërkohë, në dhjetëditëshin e fundit situata me COVID-19 në Gjilan është dukshëm me qetë pasi mbi 700 raste aktive para pak javësh, numri bie në 243, derisa nga afro 75 vizita shtëpiake nga ekipet e shëndetësisë primare, numri është ul në 30. Apeloj që edhe më tutje t’iu përmbaheni rekomandimeve, maska, distanca sociale dhe larja e duarve.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20274 mostra, 6274 kanë rezultuar pozitivë, 5892 janë shëruar, 139 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 243 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 43 dhe 123 mostra në pritje për rezultat.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit