Google ADS

Bie numri i rasteve me Covid-19, Hoti shpreh mirënjohje për Zemajn për menaxhim të pandemisë

15:45 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri, Avdullah Hoti, pas rezultateve të fundit me Koronavirus, ku lakorja ka rënë ndjeshëm, ka përgëzuar Ministrin Zemaj dhe stafin shëndetësor për menaxhimin e Pandemisë, shkruan Arbresh.info.

Për këtë shefi i qeverisë ka shprehur mirënjohje për kreun e ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemajn.

Ky është shkrimi i plotë:

Sot kemi:
● 645 testime për covid-19,
● 42 raste pozitive,
● 0 vdekje,
● 54 të shëruar.
Përgëzime gjithë stafit shëndetësorë, Ministrit Zemaj dhe të gjithë atyre të përfshirë në menaxhimin e situatës.

Gjatë ditës së sotme u shënuan 42 raste të reja me Covid 19 ndërsa nuk u regjistruar asnjë i vdekur në 24 orë e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme