Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, shqiptarët në Luginë të Preshevës, çdo ditë e më tepër po janë më të paktë në numër. Kjo pasi shumë prej tyre largohen në vende të tjera. Vetëm këtë vit në shkollat e Bujanocit janë regjistruar 100 nxënës më pak se në vitin e kaluar.
Mos zhvillimi ekonomike, krizat e vazhdueshme politike dhe mos plotësimi i të drejtave elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, po përkeqësojnë raportet e zhvillimeve demografike sidomos në Komunën e Bujanocit.
Në rrethana të tilla sipas Deputetit të vetëm shqiptarë në parlamentin serb, Fatmir Hasani, më e rëndësishmja është ruajtja e substancës kombëtare.
Sipas statistikave të grumbulluara nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Bujanocit, numri i nxënësve që janë regjistruar në shkollat fillore është për 100 më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Ky zvogëlim reflektohet në paraqitjen e të ashtuquajturave teprica teknologjike, për të cilat Driton Rexhepi drejtor i Drejtorisë për Arsim, ka apeluar edhe tek institucionet tjera për një angazhim serioz në ruajtjen e kuadrove të arsimit.
Shkalla e papunësisë ndryshe nga e tërë Serbia, në nivel të Luginës arrin në 70 për qind, ndërkohë një angazhim serioz i të gjithë faktorëve relevant është imediat për përmirësimin e kësaj gjendje vlerësojnë përfaqësuesit institucional të shqiptarëve të kësaj zone.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...