Numri i veturave të mërgimtarëve që vijnë nga vendet evropianë në Kosovë ka rënë.
Fluksi i madh i mërgimtarëve kosovarë që ia kanë mësyrë Kosovës për të pritur festat e fundvitit, bëri që dy ditë më parë, të premten dhe të shtunën të këtë kolona të gjata dhe pritje deri në 12 orë në pikat kufitarë Slloveni-Kroaci dhe Kroaci Serbi.
Mirëpo, krahasuar me dy ditë më parë, sot numri i veturave që po presin për të kaluar këto pika kufitare ka rënë dukshëm.
Arbresh.info ka siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë në pikat kufitare Slloveni-Kroaci dhe Kroaci Serbi nga vijnë mërgimtarët kosovarë për të arritur në Kosovë, ku vërehet se numri i veturave ka rënë krahasuar me dy ditë më parë.
Ndryshe, pandemia nuk ka ndaluar mërgimtarët të vijnë në Kosovë për të pritur festat e fundvitit me familjarët e tyre. Vetëm gjatë ditës së djeshme (e shtunë) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, janë realizuar 35 fluturime komerciale.
Numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur në Kosovë gjatë ditës së shtunë përmes Aeroportit të Prishtinës ka qenë mbi 9 mijë./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...