Kosova vazhdon të shfrytëzohet edhe me tej nga emigrantët, si vend transit për në vendet e Bashkimit Evropian. Emigrantët të cilët po hynë në Kosovë ilegalisht, janë kryesisht nga Siria.
Autoritetet në Kosovë thonë se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, vërehet një rënie e emigrantëve që hyjnë në Kosovë. Nga 1 janari deri më 16 qershor, në Kosovë kanë hyrë 187 persona, nga 2.081 sa kishin hyrë vitin e kaluar.
“Policia e Kosovës për qëndrim 72 orësh në Kosovë, kanë dhënë leje për 199 persona. Do të thotë, është fjala për emigrantë të cilët nuk kanë kërkuar azil, ndërsa ata që kanë kërkuar azil, janë 187 persona, nga janari e deri më sot kur po flasim [e mërkurë 16 qershor]. Sa i takon vendeve prej nga vijnë, emigrantët janë nga Siria, Afganistani, Maroku, Algjeria”, ka thënë Fitim Zariqi, dejtori i Qendrës për Azil në fshatin Magurë të Lipjanit dhe asaj në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Zariqi tha se shumica e personave të cilët janë duke qëndruar në qendrat e strehimit, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
“Mbi 94% kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, mesatarja e ditëve të qëndrimit në Kosovë është 25 ditë. Një pjesë e personave të cilët kanë kërkuar azil, janë larguar nga Kosova apo qendrat e strehimit”, tha ai.
Rruga e mekanikut nga Maroku
Jasim Sadiri rreth 30 vjeç, emigrant nga Maroku, ka 9 ditë që është duke qëndruar në Kosovë. Ai thotë se ka hyrë në Kosovë nga Shqipëria ilegalisht dhe planifikon që nga Kosova të kaloj në Serbia e më pas të shkoj në Gjermani.
“Jam nga Maroku. Nuk dua të rri në Kosovë, sepse mendoj se në Kosovë nuk ka shumë para. Unë jam mekanik dhe me ketë profesion, dua të punojë në Gjermani”, tha Sadiri.
Ai tha se nuk është i vendosur në qendrat e banimit për azil në Kosovë dhe se në vende të ndryshme kalon ditët dhe netët.
Radio Evropa e Lirë ka takuar Sadirin duke pushuar pranë stadiumit “Fadi Vokrri” në Prishtinë. Ai tha se nuk ka para, as për ushqim dhe as për të udhëtuar.
Mungesa e dokumenteve të identifikimit
Policia e Kosovës, disa herë ka raportuar për veprat penale të emigranteve të kryera në kryeqytet. Për ato raste, policia ka iniciuar edhe raste në gjykata.
“Lidhur me rastet e raportuara që ndërlidhën me emigrantët, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh, bazuar në Kodin Penal, me ç’rast janë iniciuar edhe raste penale, në konsultim me prokurorët kompetentë, për të adresuar këto raste te organet e drejtësisë për vendime të mëtejme”, ka shpjeguar policia në një përgjigje me shkrim.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se gjykatat në Kosovë po përballën edhe me problemin e trajtimit të rasteve me emigrantët.
“Problematika është mosvërtetimi i identitetit të tyre, sepse ata vijnë më dokumente të ndryshme, apo nuk kanë fare dokumente. Edhe problemet e marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos me shtetet prej nga vijnë, se shumica e tyre vijnë nga Algjeria, Maroku dhe Siria, dhe Kosova nuk ka bashkëpunim as për të dhënë informacione rreth identitetit, por edhe nëse kërkohet ndonjë ekstradim apo depërtim i tyre, atëherë në ketë drejtim nuk dihet se si të veprohet”, tha Peci
Peci tha pas pavarësisht që rastet nuk janë në numër shumë të madh, ato po paraqesin problem edhe për policinë dhe departamentet që merren me çështjen e të huajve.
“Ligjvënësit nuk e kanë paraparë që edhe të huajt mund të kryejnë në territorin tonë vepra penale apo diçka të ngjashme, mirëpo problemi është të ekzekutimi i këtyre vendimeve dhe problemi që po shkaktohet mes gjykatave dhe policisë, për shkak se disa vendime gjyqësore policia është e vështirë t’i zbatojë”, tha Peci.
Autoritet në Prishtinë thonë se Kosova si edhe vendet tjera të rajonit, janë duke u shfrytëzuar nga emigrantët si vend transit, për të kaluar më pas në vendet e tjera të destinacionit, që janë vendet anëtare të BE-së.
Zona ku shumica e emigrantëve ndalohen duke hyrë në territorin e Kosovës, është zona në Vërmicë, fshat në komunën e Prizrenit, pranë vendkalimit kufitar Kosovë-Shqipëri./rel/
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë