Numri i divorceve në vitin 2017-të në Kosovë ka rënë dukshëm krahasuar me vitin 2016.
Sipas statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të marra nga Gjykatat Themelore në gjithë Kosovën, numri i divorceve gjatë vitit 2017-të kanë shënuar ulje, shkruan arbresh.info.
Gjatë vitit 2016 numri i divorceve ka qenë 1516, tre raste më shumë se në vitin që lamë pas.
Po ashtu, sipas të dhënave KGJK-së, numri i rasateve të zgjidhura në vitin 2017 është më i vogël se sa në vitin 2016.
Në vitin 2016 janë shënuar 1516 raste të divorcit, ndërsa prej tyre 1901 janë zgjidhur, ndërsa po në të njëjtën periudhë të vitit gjatë vit 2017,1513 çifte janë divorcuar , prej tyre 1857 raste janë zgjidhur, që do të thotë se janë zgjidhur 44 raste më pak se në vitin 2016.
Avokatja, Saranda Beqiri tregon më shumë rreth rasteve të divorcit , përfshirë moshat e çifteve që më së shumti divorcohen, arsyet e shkurorëzimit, ndarja e pasurisë mes çiftit, si dhe e drejta e marrjes së fëmijës.
Ligji, sipas saj nuk e përcakton në mënyrë definitive se cilit prind i takon fëmija pas divorcit.
Ajo thotë se fillimisht çiftet duhen të kenë parasysh në rastet e divorcit se padia për divorc nuk mund të iniciohet pa i mbushur fëmija një vit.
Sipas saj, çifti duhet të pret deri sa fëmija t’i mbush një vit për të filluar procedurat e divorcit.
Elementi tjetër më rëndësi, sipas avokates Beqiri është se çdo rast në gjykatë që vendos lidhur me shkurorëzimin e ka parasysh mendimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me gjendjen emocionale dhe shpirtërore si dhe kushtet si për nenën ashtu edhe për babën.
“Janë dy elemente shumë të rëndësishme për me vendos se kujt i takon fëmija, por njërin ndër elementet kryesore është se gjykata vendos në bazë të provave dhe bindjes së gjyqtarit, mirëpo për bazë e ka edhe mendimin profesional, i cili jepet nga Qendra për Punë Sociale lidhur me atë se cili nga prindërit i plotëson kushtet që fëmija me mbet në përkujdesjen e tij”, u shpreh Beqiri.
Ajo thotë se rastet janë shumë komplekse sepse në kërkesat për divorc zakonisht paraqiten tri kërkesa në të njëjtën kohë, përfshirë kërkesën për divorc, besimi i fëmijëve, alimentacioni dhe ndarjen e pasurisë mes çiftit.
Sipas avokates tek ndarja e pasurisë mes çiftit, femrat shumë herë keqkuptojnë, duke menduar se ndarja e pasurisë përfshinë edhe atë pasuri që bashkëshorti e kishte para se ata të ishin të martuar. Por në fakt, sipas saj ndarja e pasurisë përfshinë vetëm atë pasuri që është krijuar në bashkëpunim të çiftit gjatë kohës që kanë qenë të martuar.
Avokatja sqaron se deri në moshën 7 vjeçare zakonisht fëmija i besohet nënës.
Sipas saj, edhe në rastet kur fëmija është mbi moshën 7 vjeçare, prapë gjykata vendos se me cilin prind të shkoj fëmija. Mirëpo në bazë të përvojës së saj, avokatja Beqiri thotë se në shumicën e rasteve fëmija i jepet nënës.
“Kam pasur raste ku një përqindje e madhe vendoset që kujdesi i fëmijës t’i jepet nënës, me përjashtim të rasteve nëse nëna ka një problem të caktuar shëndetësor ose emocional apo thjeshtë nuk e ka kujdesin e duhur si prind sa duhet ta ketë”, thotë ajo.
Shumica e kërkesave për divorc bëhet nga femrat sipas Beqirit. Dhe arsyeja kryesore në shumicën e kërkesave të divorcimit që bëhet nga femrat është dhuna në familje.
“Për shkak të problemeve që lindin gjatë bashkëjetesës apo martesës mes çiftit, shumica e kërkesave për divorc vijnë nga bashkëshortet, për shkak të dhunës në familje. Jo domosdo dhuna në familje është shkaku kryesor po në shumicën e rasteve po. Pastaj arsyet tjera janë thjeshtë se nuk arrijnë të kenë gjuhë të përbashkët”, tregon ajo.
Sipas saj, nga divorci preken më shumë çiftet të cilët martohen në moshë të re, si dhe ato çifte kur kanë dallim të madh në moshë./Blerta Agushi/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...