Google ADS

Bie numri i aksidenteve në trafik

11:44 | 5 Prill 2023
L G

Numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie, krahasuar në vitet paraprake.

Kështu bëri të ditur Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policisë e Kosovës, Jeton Rexhepi në një konferencë për media, raporton “Arbresh.info”.

Në fokus të kësaj konference ishte prezantimi i raportit dhe statistikave analitike mbi gjendjen e trafikut rrugor.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se kjo konferencë i dedikohet statistikave analitike, për gjendjen në komunikacion, dhe do të japin disa informacione për konkursin e policisë qe ishte i hapur me parë.

Rexhepi në fjalën e tij tha një prej objektivave të Policisë së Kosovës është siguria në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

“Në këtë periudhë kohorë janë ndërmarrë plane të ndryshme, plane operative, patrullim të automjete civile, dhe pajisje inteligjente në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet, si dhe një bashkëpunim shumë i ngushtë me të gjitha mediat. Policia e Kosovës duke marr parasysh objektivat e planit zhvillimorë ka ndërmarrë shumë aktivitete tjera qe janë kryer në këtë tre mujor dhe vazhdojnë akoma”, tha ai.

Rexhepi tha se Policia e Kosovës është duke i realizuar në kohë të gjitha projektet.

Ai tha se kanë realizuar plane operative.

Gjatë prezantimit, ai tha se numri i aksidenteve është në ulje, ndërsa sa i përket aktiviteteve të Policisë së Kosovës, sipas tij, ka pasur rënie me 2 për qind.

Policia e Kosovës do te ketë më shumë mbështetje, me theks të veçantë në punën policore, siç janë pajisjet inteligjente.

Dhe disa projekte tjera qe kanë të bëjnë me kamerat statike, që do të jenë në bashkëpunim me komunat./Arbresh.info/

Të ngjashme