Fenomeni i aborteve vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore për shoqërinë tonë. Vetëm në dy muajt e parë të vitit janë kryer 19 aborte, megjithatë ky numër ka renë në krahasim me vitet e kaluara. Ndërsa shkaqet e abortit vazhdojnë të jenë kushtet ekonomike dhe shtatzënia e padëshiruar.
Emancipimi dhe planifikimi familjar kanë bërë që viteve të fundit të bie numri i aborteve në Kosovë, thonë në zyrën për pranim dhe planifikim familjar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kryeshefi i kësaj zyre Jakup Ismaili thotë se kushtet e rënda ekonomike po i detyrojnë shumë çifte që të marrin vendimin për të abortuar një fëmijë.
Ai vlerëson se aborti lë pasoja psikologjike dhe shëndetësore tek nënat që vendosin ta ndërpresin shtatzëninë.
Vështruar nga aspekti ligjor kryeinspektorja në Ministrinë e Shëndetësisë Ardita Baraku thotë se aborti lejohet të bëhet deri në javën e 10’të të shtatzënisë e në raste të veçanta edhe pas 10 javësh.
Sipas të dhënave botërore afërsisht 50 për qind e të gjitha shtatzënive janë të padëshiruara ndërsa rreth 22 për qind e të gjitha shtatzënive përfundojnë me abort.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...