Ka rënë një shtyllë në autostradën “Arbën Xhaferi”, aty ku po bëhen punimet për ta kompletuar drejtë Shkupit.
Në fotografitë që posedon arbresh.info duken shtyllat mbi të cilën është paraparë të bëhet një urë.
Kjo mund të vë në dyshim cilësinë e punimeve, derisa pritet të qarkullojnë dhjetëra mijëra qytetarë në një të ardhme jo të largët, shkruan arbresh.info.
Redaksia është duke kontaktuar përgjegjësit, dhe shumë shpejtë do të ju sjellë detaje të tjera.
Në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni solemne të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt u bë hapja e nyjave lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që përshkon rreth 20 km në drejtin të Kaçanikut.
Në këtë ceremoni, krerët shtetëror e cilësuan si shembull të infrastrukturës jo vetëm në regjion, por edhe në Bashkimin Evropian.
Në projektin për ndërtimin e kësaj autostrade janë angazhuar rreth 800 punëtorë.
Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014, ndërsa sipas planit, varësisht nga mundësitë buxhetore punimet duhet të përfundojnë në fillim të vitit 2018.
E tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa do të investohen 600 milionë euro. Autostrada „Arben Xhaferi“ është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës-Kukës në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri-Kosovë./Arbresh.info
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...