KESCO është njoftuar nga KEK-u në ora 13:51 se ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B1 e Termocentralit Kosova B, i cili gjatë ditëve të fundit edhe ashtu kishte punuar me kapacitet të reduktuar.
KESCO thotë se rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 Megavatë/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.
“KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MË , por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1. KESCO menjë herë ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se janë njoftuar nga KEK, blloku B1 pritet të kthehet në sistem të shtunën në ora 00:00./Arbresh.info.
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës