Google ADS

Bie nga ndërtesa ku ishte duke punuar, i lënduari dërgohet në QKUK

18:37 | 6 Korrik 2021
L G

Një person ka rënë nga ndërtesa në të cilën ishte duke punuar , duke pësuar kështu lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë rreth orës 17:45, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë arbresh.info se personi është rreth 44 vjeç dhe është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim.

“Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./arbresh.info/

Të ngjashme