Gjatë ditës se djeshme një person është lënduar pasi kishte rënë nga 3 metra lartësi derisa ishte duke punuar në një shtëpi private në Ferizaj.
Viktima fillimisht është dërguar në emergjence e Ferizajt e më pas në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rr. Mikel Lumëzi, Ferizaj 09.12.2020-15:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ne një shtëpi private, është rrezuar nga një lartësi prej tre metrave dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjence e Ferizajt e më pas në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”./Arbresh.info
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...
Islami: E gjithë kjo iniciativë e Serbisë është luftë për do...
Vrasja në Aktash/ Paneli për Lirim me Kusht kishte vendosur ...
Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberaliz...
Profesori serb: Politika e Millosheviqit është rikthyer në S...
Alarmi taktik i Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia