Komandanti i Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, major Gjorgje Karamarkoviq, ka precizuar se për pesë muajt e parë të këtij viti janë shënuar 106 raste, vepra penale dhe kundërvajtje, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë regjistruar 147 raste.
Asamblistët e Kuvendit të Mitrovicës Veriore kanë pyetur edhe lidhur me hetimet e vrasjeve të Oliver Ivanoviqit, Dimitrije Janiçijeviqit, Ivica Rajçiqit dhe Milosh Shqepanoviqit. Nisin hetimet ndaj policit që shtiu në kombin me tabela të Kragujevcit.
Ndonëse pothuajse për çdo ditë në veri të Mitrovicës raportohet për vepra të ndryshme penale e kundërvajtëse, Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, nëpërmes komandantit të Stacionit verior Gjorgje Karamarkoviq, ka njoftuar për rënie të të gjitha veprave penale e kundërvajtëse në pjesën veriore të Mitrovicës në pesë muajt e parë të këtij viti (1 janar – 31 maj).
Në seancën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore, Karamarkoviq ka paraqitur raportin 5-mujor të Policisë. Sipas tij, për pesë muaj (janar – maj 2019) janë hapur 106 raste, vepra penale dhe kundërvajtëse, shkruan Zeri.
“Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë proceduar 147 raste dhe duke e krahasuar me rezultatet e këtij viti është shënuar një rënie e dukshme e rasteve të vepra penale dhe atyre kundërvajtëse. Gjithashtu edhe niveli i zbulimit të rasteve të veprave penale është rritur. Do të thotë të gjitha rastet e veprave penale dhe kundërvajtëse janë në rënie, duke filluar nga vjedhjet, tentimvjedhjet, vjedhjet e rënda, lëndimet e lehta trupore, lëndimet e rënda trupore, pjesëmarrjet në rrahje, dhuna në familje, prishja e rendit dhe qetësisë.
Të gjitha sjelljet delikuente janë më të vogla për 25 për qind, duke i krahasuar me vitin e kaluar”, ka shpjeguar Karamarkoviq, duke shtuar se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shkalla e zbulimit të rasteve ka qenë 31,2 për qind, ndërsa në pesë muajt e parë të këtij vitit shkalla e zbardhjes së rasteve penale me kryerës të panjohur është 75,74 për qind.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...