Bie furnizimi me ujë, rrymë e trajtim të mbeturinave

11:16 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Rezultatet e anketës së statistikave afatshkurtër të industrisë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thonë se në tremujorin e fundit kishte rritje të industrisë nxjerrëse e përpunuese por rënie në furnizim me ujë, rrymë, gaz e trajtim të mbeturinave

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, ka pasur rritje te: sektori i industrisë përpunuese (C) për 8.75 për qind dhe sektori industrisë nxjerrëse (B) 0.71 për qind.

ASK thotë se kishte rënie në trajtimin e mbeturinave dhe furnizim me ujë.

“Ndërsa, rënie kishte te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-11.24%) dhe sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-5.48%).”, thuhet në komunikatë

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rënie në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për -9.75 për qind; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për -4.30 për qind; sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për -3.46 për qind dhe sektorin e industrisë përpunuese (C) me -1.17 për qind.

ASK shpjegon se kjo anketë paraqet ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme