Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë kanë filluar të zgjaten.
Pas nisjes së pushimeve të mërgimtarëve të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë, në pikën kufitare në Merdar për të hyrë në Kosovë, dje pasdite pritjet kanë shkuar deri në 3 – 4 orë.
Sipas fotografive që kanë dërguar qytetarët shihet se kolonat janë të gjata për të hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Merdar.
Ndërkohë, në linkun e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët mund t’i marrin informatat për pritjet në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës, të freskuar sonte në orën 20:00 theksohet se pritjet janë shkurtuar dukshëm në Merdare, shkruan lajmi.net.
Kolonat e veturave për të hyrë në Kosovë sipas MPB-së janë 80 deri në 100 metra dhe pritja në Merdare është nga 20 deri në 25 minuta.
Edhe në dalje nga kjo pikë ka rënë fluksi i veturave dhe pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikën tjetër kufitare me Serbinë, atë të Dheu i Bardhë, pritjet janë edhe më të shkurtra. Sipas MPB-së për të hyrë në Kosovë në orën 20 është pritur 10 deri në 15 minuta, kurse për të dalë nga Kosova 5 minuta maksimalisht.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare të Kosovës nuk raportohet për pritje dhe kolona.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...