Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, nuk është më e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë dukshëm krahasuar me javën që lamë pas.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova qytetarët mëngjesin e sotëm po presin deri në 15 minuta.
Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 20 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata./rtk
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...