Google ADS

Bie faqja e PZAP-së

15:24 | 26 Janar 2021
V. S.

Pak minuta para se të publikojë vendimin për ankesat e partive politike lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre për deputetë, faqja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rënë nga sistemi.

Tash e disa minuta kjo faqe nuk është e qasshme për të parë vendimin përfundimtar, raporton arbresh.info

Kujtojmë se te premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listat e kandidatëve për deputetë, listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive tjera të komuniteteve jo-shumicë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme