Interesimi për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit në Kosovë ka rënë dukshëm.
1.572 është numri i qytetarëve të cilët janë imunizuar kundër COVID-19 që nga e hëna e 21 marsit në nivel vendi. Ky numër është përafërsisht tri herë më i ultë se i ai i të vaksinuarve brenda 24 orëve gjatë periudhës janar-shkurt.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, më datë 18 janar të këtij viti janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, në 24 orët e fundit, 26 mars, janë dhënë jo më shumë se 237 vaksina.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.
Sipas MSh-së, 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, deri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID, teksa ka njoftuar se dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja fatale./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League