Bie akulli nga ndërtesa, lëndohet një person në Prishtinë

14:48 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Pasditen e sotme një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e shembjes së akullit nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës. I njëjti ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka ndodhur një shembje e fasadës së njërës prej ndërtesave në kryeqytet. Si pasojë e kësaj është lënduar një person dhe është dërguar në emergjencë”, kanë deklaruar nga policia.

Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe zjarrfikësit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme