Situata politike e krijuar në vend në dy vitet e fundit si pasojë e mos marrëveshjeve për shkak të Demarkacionit dhe Asociacionit dhe mos liberalizimi i vizave as nëntë vite pas pavarësisë mendohet se ka krijuar hapësirë që qytetarët e Kosovës të shohin si mundë si largimin nga vendi, qoftë në mënyrë legale, apo ilegale.
Mirë po pavarësisht kësaj, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se ka rënë trendi i qytetarëve që po kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Zëvendës ministri në MPB, Valdet Hoxha ka thënë në një prononcim për Arbresh.info se krahasuar me periudhën e kaluar, trend i qytetarëve tanë që kërkojnë azil në vendet e BE-së ka rënë shumë ndjeshëm, me rreth 600 për qind dhe kjo si rezultat ti arritjes së marrëveshjeve të ripranimit në mes të Republikës së Kosovës dhe vende vetë BE-së.
Sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit në Kosovë janë kthyer rreth 32 mijë qytetarë nga vendet e BE-së.
“Krahasuar me periudhën e kaluar, trendi i qytetarëve tanë që kërkoj në azil në vendet e BE-së ka rënë shumë ndjeshëm (rreth 600%) dhe kjo si rezultati arritjes së marrëveshjeve të ripranimit në mes të Republikës së Kosovës dhe vendeve të BE-së e po ashtu edhe si rezultat i zhvillimit të kampanjave vetëdijesuese nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me informimin e drejtë të qytetarëve tanë rreth pasojave që sjell migrimi i paligjshëm.
Vetëm dy vitet e fundit janë kthyer rreth 32.000 qytetarë tanë nga vendet e BE-së, sepse tashmë Kosova llogaritet si vend i sigurt dhe vendet e BE-së nuk japin azil për qytetarët tanë”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, në pyetjen se sa kosovarë janë nëpër vendet e BE-së që nuk pritet tu jepet statusi i azilantit, Hoxha ka thënë se të gjitha vendet e BE-së veprojnë në bazë të ligjeve pozitive të shteteve përkatëse dhe se për këtë nuk ka ndonjë përgjigje.
Ndërsa Drejtori I Qendrës së Politikave të Sigurisë, Burim Ramadani në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se është e vështirë të matet saktësisht se sa do të ndikojë situata e krijuar politike në migrimin e qytetarëve, por siç ka thënë, interesi i të rinjve në përgjithësi është largimi nga Kosova.
“Është vështirë të matet saktësisht se sa do të ndikojë kjo në migrimin e qytetarëve të Kosovës, por në përgjithësi mund të vlerësohet se interesi I të rinjve është largimi nga Kosova. Kjo për shkak të bllokimit të perspektivës së tyre dhe mungesës së vendeve të reja të punës”, ka thënë Ramadani.
BE po synon krijimin një liste të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës për qëllimet e procedurave të përbashkët ta për mbrojte ndërkombëtare të BE, e aty është edhe Kosova.
Përveç kësaj, shumica e vendeve anëtare të BE, përkatësisht ato të perëndimit, tashmë e konsiderojnë Kosovën si shtet të sigurt, dhe kështu gjasat për azil janë zero./Arbresh.info/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...