Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë

21:23 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Kandidati i Demokratëve për president të SHBA-ve, Joe Biden ka folur për marrëveshjen Kosovë – Serbi të arritur sot në Shtëpinë e Bardhë.

Demokrati thotë se nuk ka njohuri për marrëveshjen, por që Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë, shkruan portali arbresh.info.

“Nuk e di çka është marrëveshja të cilës po i referoheni, por ajo që them në lidhje me Serbinë në Kosovë, është që Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë. Kam kaluar shumë kohë atje, nuk e di se marr me mend që është përforcuar ajo, por nuk e di nga ajo çka po thuhet”, deklaroi  Biden.

Kujtojmë se Biden ishte në vizitë në Kosovë sa ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme