Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka konfirmuar se në kërkesën që iu është adresuar për buxhetin vjetor të 2022-ës nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden janë edhe 200 milionë të cilat janë parë të nevojshme për shtyrjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.
Në dokumentin “Justifikimi i Buxhetit të Kongresit” për vitin 2022, të publikuar nga MCC-ja, thuhet se nëpërmjet zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr, raporton Gazeta Express.
“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.
Ata i kanë parë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor. Zbatimi i projekteve të MCC-së vjen si rezultat i marrëveshjes për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re. Megjithatë, skepticizmi drejt një bashkëpunimi mes dy palëve mund të shtohet pasi që kryeministri Albin Kurti pati thënë se s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, pati deklaruar ai.
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...