Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden me rastin e festës kombëtare të 15 shkurtit.
Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Bideni ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe BE-në në dialog.
Tutje, bëhet e ditur se Biden në letrën e tij ka inkurajuar Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur vitin e kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga BE.
“Inkurajoj Serbinë të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur të jenë të nevojshme, me synim që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letrën e Bidenit për Vuçiqin./Arbresh.info
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...