Biden do të filloj përpjekjet për të ribashkuar familjet të ndara nga administrata Trump

15:30 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Administrata e Biden të martën do të shpall planet për identifikimin dhe ribashkimin e qindra familjeve të cilat ishin ndarë në kufirin Shtete të Bashkuara-Meksikë nga administrata e Trump dhe mbetën të ndarë për shumë vite më pas.

Biden do të krijojë një task-frocë të re për të ribashkuar familjet përmes një urdhëri ekzekutiv, në vijim të premtimeve nga kampanja për të zhbërë disa nga dëmtimet që janë shkaktuar nga politika e imigracionit e diskutueshme e administratës Trump.

Zyrtarët e Biden ende nuk kanë detaje për shkallën apo kohën e ribashkimit, por than që task-forca do të krijoj rekomandime se si prindërit dhe fëmijët e ndarë mund të ribashkohen.

Mes korrikut 2017 dhe qershorit 2018, administrata e Trump ka ndarë së paku 5,500 fëmijë nga prindërit e tyre përgjatë kufirit në një tentim për të penguar migrimin. Unioni Amerikan i Lirive Civile thot që së paku 1,000 nga këto familje mund të mbesin të ndara – prindërit të shpërndarë kryesisht nëpër Amerikën Qendrore dhe fëmijët e tyre të cilët jetojnë me familjarë në Shtetet e Bashkuara.

“Detyra e parë e Task-Forcës do të jetë të marrë rezultate më të mira për numrat e këtyre familjeve dhe të filloj ribashkimin e fëmijëve me prindërit e tyre,” tha një nga zyrtarët e administratës, i cili foli në kushte të anonimitetit, transmeton Washingtonpost./arbresh.info/

 

Të ngjashme