Bibloteka Kombëtare e Kosovës ka njoftuar me rastin e 330 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit organizon ekspozitën “Cuneus”.
Në këtë ekspozitë do të ekspozohen libra e artikuj nga koleksionet e biblotekës dhe dorëshkrimet e papublikuara deri me tani të Pjetër Bogdanit.
Pjetër Bogdani shquhet jo vetëm si ipeshkëv i lartë, por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të vlefshëm në teologji e në përpjekje për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane, për zhvillimin dhe përparimin e kulturës së shqiptarëve.
Më 6 dhjetor të vitit 1689 ndërroi jetë, në Prishtinë, nga epidemia e murtajës, personaliteti i shquar i Kishës dhe kulturës , ipeshkvi i jashtëzakonshëm imzot Pjetër Bogdani. Prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog e filozof nga Hasi (Krahinë e lashtë), që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.
Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Cuneus Prophetarum De Christo Salvatore Mundi, Et Eius Evangelica Veritate”, apo sipas përkthimit të françeskanit At’ Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare e teolog i shquar.
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...