Kjo bibliotekë është ndërtuar rreth tre shekuj më parë.
E vendosur në oborrin e Xhamisë së Hadumit, konsiderohet një nga bibliotekat e para në tërë Kosovën.
Kjo bibliotekë ka qenë e përbëra nga literaturë fetare, por që po ashtu ka pasur shënime dorëshkrime të rëndësishme.
Në këtë bibliotekë kanë po thuajse rreth 2000 dorëshkrime, e që me luftën e fundit janë zhdukur të gjitha.
Kryeimami i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Visar Koshi, për arbresh.info tha se kjo bibliotekë, nderë shekujsh ka mbajtur literaturë fetare, të shkruar në gjuhë osmane, arabe dhe perse.
“Kjo bibliotekë ka vjetërsinë apo themelimin e saj qysh në kohërat e hershme. Është një histori e jashtëzakonshme sepse qysh para tre shekujve është themelua dhe konsiderohet një prej bibliotekave të para jo vetëm ne Gjakovë por në tërë Kosovën”, tha Koshi.
Kryeimami tha se kanë filluar përpjekjet për t’i mbledhur këto dorëshkrime dhe ato libra nga persona të cilët i sjellin ne këtë bibliotekë.
“Kohëve të fundit jemi përpjekë që ti mbledhim disa nga dorëshkrimet, disa nga librat të cilat i kanë pasur njerëzit nëpër shtëpitë e veta sepse kryesisht kanë enë të shkruara në gjuhen arabe, osmane dhe perse’, rrëfeu Koshi.
Tani kur kjo bibliotekë është në fazën e restaurimit, Kryeimami tha se janë duke shikuar për donacione por se duhet ti përshtaten asaj tradicionales.
“Për momentin biblioteka është e restaurume dhe ende nuk e kemi hapur zyrtarisht për shkak të interierit që na mungon për momentin por edhe disa përgatitjeve që duhen në të ardhmen”, tha Koshi.
Tutje Kryeimami tregon edhe kohën se siç ka qenë biblioteka e cila në luftën e vitit 1999 ishte shkatërruar plotësisht nga pjesa e minares së xhamisë që kishte rënë mbi të.
“Kjo ka qenë biblioteka këtu kanë qenë shkallët dhe kjo ka qenë pjesa hyrëse për në xhamin e Hadumit, mirëpo me shkatërrimin e saj, gjatë luftës minarja që është shkatërrua, pjesët e gurëve kanë rënë mbi bibliotekë dhe është shkatërrua mbi gjysmën, por jo vetëm shkatërrimi i tillë por shkatërrim ka pasur edhe nga zjarri i cili ka qenë i rrezikshëm”, tha Koshi.
Trashëgimia kulturore që mban kjo bibliotekë, është e shënuar thellë në memorien e secilit prej atyre që sot shkojnë dhe shohin nga afër pasi që gërshetimi i historive brenda Gjakovës lidh të gjitha si një hallkë./arbresh.info/
Ramos vazhdon të presë një telefonatë nga Real Madridi, por ...
Vetëm dy persona mbijetuan pas rrëzimit të avionit në Korenë...
Publikohen pamjet dramatike, momenti kur aeroplani i Air Can...
KOSTT: Furnizim stabil për kryeqytetin, Nënstacioni Prishtin...
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në je...
Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegj...