Historiani Selim Bezeraj ka folur rreth historisë së veprimtarisë së tre heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Bezeraj tha se këta të tre përfaqësojnë plejadën e personaliteteve të dalluara atdhetare, që Kosova i ka në histori e kujtesë.
Më tej, ai foli edhe rreth veprimtarisë së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, duke thënë se ata ishin ideatorët e rezistencës ndaj sistemit jugosllav.
“Për shkak të veprimtarisë së tyre, që nënkuptonte rezistencë ndaj sistemit jugosllav, pra ishin ideatorët së bashku me shumë bashkëpunëtorë të lëvizjes antisistem, për shkak se të mendosh në kohën kur ata vepronin nuk ishte e lehtë e lërë më të viheshin në rezistencë me organet e regjimit jugosllav”.
“Këta të tre janë edhe nisma kryesore për të ardhur tek ideja për lirinë, ideja për vetëvendosjen dhe ideja për pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Bezeraj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai thotë se shtimi i organizatave ilegale në atë kohë rritej e zgjerohej për shkak të bashkëpunimit të Jusuf e Bardhosh Gërvallës me Kadri Zekën, ndërsa sot, sipas Bezerajt mungojnë konferenca e simpoziume në mënyrë që historia e Kosovës të pasurohet.
“Shtimi i organizatave ilegale në atë kohë rritej e zgjerohej për shkak të bashkëpunimit me Kadri Zekën. Veprimtaria e tyre gjatë dy viteve, nga viti 1979 deri në 1982 në Gjermani ka nënkuptuar aksione të shumta të veprimit që nënkuptonin sa më shumë sensibilizimin e asaj se çka duhet të ndodhë në Kosovë”.
“Sot na mungojnë konferenca, simpoziume të ndryshme, të cilat studiues të ndryshëm nga burime arkivore të ndryshme do ta pasqyronin edhe më shumë veprimtarinë e tyre. Ky është 40-vjetori i rënies së tyre, por ne duhet ta kishim një vit të tërë gjatë vitit 2022 aktivitete të ndryshme ku do të pasqyrohej edhe më shumë veprimtaria e tyre, kjo për ta pasuruar historinë dhe shkrimet tona që i mungojnë deri në ditët e sotme”, është shprehur Bezeraj.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...