Në 115-vjetorin e alfabetit shqip, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Abdylmenaf Bexheti ka folur për mënyrën e përdorimit të shqipes si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Nëse i referohemi statusit që ka qenë, në një drejtim në retrospektiv, në 20 vitet e fundit mund të jemi të kënaqur me kapacitetet e zbatimit. Por nëse e bëjmë vlerësimin për momentin, nuk jemi të kënaqur, sepse ende ka institucione të caktuara që ngurrojnë të përdorin gjuhën shqipe, diku mungojnë kapacitetet e përkthyesve, diku çështje financiare”, ka deklaruar rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Abdylmenaf Bexheti.
Madje, ai ka treguar edhe për diskriminimin dhe neglizhencën e qëllimshme, sipas tij, nga shtresa intelektuale nga pala maqedonase.
“Në një paraqitje timen në Akademi, unë shfrytëzova rastin t’iu drejtohem auditorit, kolegëve tonë, duke bërë një përdorim fleksibil të gjuhës, edhe në shqip edhe maqedonisht. Një pjesë e kolegëve të mi lëshuan sallën ku nuk ishte folur aty zyrtarisht gjuha shqipe”, ka thënë Bexheti për RTK-në.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
A do të paraqitet sot Kurti para Prokurorisë Speciale?
Për 5 orë, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Java e fundit e punës së Gjykatës Speciale para pushimit dim...
Kryesia diskuton për seancën e përbashkët të Kuvendeve Kosov...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell