Bexhet Xheladini fitues në Dragash me 51.2% të votave

10:55 | 16 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Dragashit.

Ndryshe, dy ditë më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Në bazë të dhënave nga QNR, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 470 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 173 vota.

Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme