Betohet Xhafer Gashi

11:41 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe asambleistët e Kuvendit komunal janë betuar sot në një mbledhje inauguruese.

Në fjalën e tij pas betimit, kryetari, Xhafer Gashi, u zotua që do të vazhdojë të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit Komunal, që të punojnë bashkërisht ngaqë komunën e presin sfida të mëdha siç është implementimi i Ligjit për Obiliqin e shumë projekte të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme