Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë Ilir Meta ka mbajtur një fjalim me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
Meta tha se në krye të presidencës do të punojë për shqiptarët, kudo ata jetojnë. Ai ka theksuar se do të jetë në shërbim të shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë. Ai ka shtuar se do të respektojë edhe pakicat etnike në vend. “Unë do të përpiqem të jem në lartësinë e duhur për të shërbyer si president ndaj shqiptarëve, kudo ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni ose në Luginën e Preshevës. Gjithashtu do të respektoj edhe pakicat etnike në vend”, u shpreh Meta në fjalën e tij.
Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka shtuar se presidenca do të jetë në shërbim të shtetit shqiptar, do të respektojë ligjet e Republikës së Shqipërisë, duke i shpallur luftë krimit dhe korrupsionit.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...