10 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin detyrën e tyre në Kosovë.
Ata do të shërbejnë për 2 vite në vendin tonë, ndërsa fokus do të kenë shëndetësinë, arsimin dhe pushtetin lokal.
Vullnetarët përfunduan me sukses trajnimit dhjetë javor, të cilët mësuan gjuhën, kulturën dhe traditën.
Drejtoresha e “Peace Corps”, Carolyne Siganda tha se vullnetarët vijnë prej 7 shteteve në Amerikë të cilët do shërbejnë në qytete të ndryshme të Kosovës si Kamenicë, Pejë, Gjilan etj.
E kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj tha se ndihet në fat që është prej kryetarëve më i ri në Kosovë.
“Komuna e Kamenicës është prej të parave prej 2014 që ka mirëpritur vullnetarët e ‘Corpsit’, në të njëjtën kohë ma ka ndihmuar të integrohemi ne jetën shoqërore neve dhe vullnetarëve, për ne është e rëndësishme të kemi shembuj te mirë që mund të bëjnë komunitetet andaj vullnetarët janë pikërisht shembulli për këtë”, tha Rahimaj.
Kryetari i kësaj komune tha se deri më tani më shumë se 60 familje kanë qenë nikoqire të vullnetare andaj uron ta dinë se sa mirëpritës janë shqiptarët.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi ShBA-në për investimet e bëra deri me tani në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e arsimit.
“Së bashku me ambasadorin amerikan kemi marrë pjesë dhe vizituar edhe shkollat ku janë bërë investimeve nga fondet e ShBA-së, jemi këtu për të dëshmuar një ceremoni betimi, e këtë mbështetje e ofrojnë prej 2014 kur erdhën për herë të parë në Kosovë. Ministria e Arsimit ka ndërmarr veprime konkrete për zhvillimin e mësimdhënësve në te gjitha komunat e vendit por edhe me vullnetarët jam e bindur që do mbesin në kujtesën e nxënësve dhe mësimdhënëseve tanë”, tha Nagavci.
Nagavci tha se e çmon lartë punën e secilit vullnetar që kontribuon në të mirën e nxënësve por edhe familjeve në vend qe hapën dyert për ta.
E ambasadori amerikan Hovenier tha se sot është një ditë shumë e veçantë pasi ka nderin ta bëj betimin e grupit të 9-të në Kosovë e për herë të parë në qytetin e Kamenicës.
“Kamenica iu ka ndihmuar dhe mbështetur vullnetarëve dhe të gjithë jemi të mahnitur me mikpritjen, mendoj se të jesh familje nikoqire është punë e madhe, do përkushtim e interesim për njerëzit andaj faleminderit gjithë njerëzve të Kamenicës. Po ashtu dua të shpreh mirënjohje për stafin e ‘Corpsit’ ku prej kam ardhur i kemi tre grupe për trajnimin e vullnetarëve, duhet shumë punë, kam shërbyer edhe në poste tjera por nuk mendoj se kam pasur grupe më të përkushtuar se sa ju”, u shpreh Hovenier.
“Jemi krenar me ju, keni kaluar shumë por si dikush qe i është përkushtuar tërë jetën, që 34 vite jam në shërbim të Amerikës dhe e di çka do te thotë të sakrifikohesh për diçka më të madhe andaj nuk e di se a ka mënyrë më të mirë se sa kjo aktualisht, secili prej jush keni hequr dorë nga diçka”, tha Hovenier, teksa lexoi formalisht edhe tekstin e betimit, i pasuar nga vullnetarët./eo
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...