Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka hedhur kritika në drejtim të LDK-së dhe LVV-së.
Gjoshi këto dy parti i quan parti kumargjinjsh, sa i përket zbatimit të ligjit, duke e lidhur me aksionin e madh të Policisë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Gjoshi thotë se refuzimi i ish-kryeministrit, Albin Kurti për të mbështetur një operacion policor në këtë pjesë të vendit duhet të hetohet nga Prokuroria.
Tutje ai thekson se edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.
Njoftimi i plotë:
KUMARGJITË E VETËVENDOSJES DHE LDK-SË
Vetëvendosje dhe LDK janë të njejta, por vetëm zyret i kanë në lagje të ndryshme. Të dy këto parti janë parti kumargjinjësh kur vjen fjala te zbatimi i ligjit.
> 1 – Qëllimisht gjithë ditën paska folur për tema të mëdhaja “Amelika, Amelika”, vetëm e vetëm që askush të mos shihte një krim që po ndodhte larg Prishtinës.
Ish kryeministri mashtrues që nuk ka lënë njeri pa e njollosur pa asnjë fakt paska kërkuar fakte për të ndërmarrë një aksion policor në një fshat të Kosovës i mbushur me kazino dhe lojëra fati të ndaluara me ligj nga Kuvendi.
Fshati Karaqevë është në Republikën e Kosovës, por ka qëlluar edhe në kufi me Serbinë. Refuzimi i ish – kryeministrit Albin K. për të mbështetur ministrin e brendshëm për aksionin policor nuk vjen vetëm nga frika e tij e përhershme për të shmangur problemet eventuale me Serbinë, e cila në këtë fshat ka futur shpesh xhandarmërinë në mënyrë ilegale. Por, Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të hetojë ish kryeministrin Albin K. pse ka refuzuar për të mbështetur një aksion policor për zbatim të ligjit?
> 2 – Edhe ministri i brendshëm, Agim Veliu, duhet të jap përgjegjësi pse u vonua kaq shumë për të ndërmarrë këtë aksion policor.
Meqenëse ky aksion nuk është lejuar nga shefi i tij i atëhershëm, Albin K. atëherë pse për të njejtin aksion priti të kalonin kaq muaj gjatë udhëheqjes së shefit të tij të ri, Avdullah Hoti? Qershor, korrik, gusht, shtator – janë katër muaj heshtje e Qeverisë së LDK-së.
> Debati i kaluar në Kuvend tregon sa hipokrite janë LDK dhe Vetëvendosje. Sa të paturpshme kanë qenë para disa muajve kur prezantoheshin si shpresë për Kosovën e paskan qenë vetëm parti të kumarit.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...