Për kohë të gjatë ishin kolegë në misionin e EULEX-it në Kosovë.
Madje, gjatë një periudhe, Malcolm Simmons e kishte edhe epror Charles Smithin.
E pas më shumë se 6 vjetësh, Simmons e Smith do të takohen sërish. Por, këtë radhë në një betejë ku do ta kenë kundërshtar njëri-tjetrin.
Malcolm Simmons është propozuar si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale. E pikërisht në këtë rast, kryetar i trupit gjykues ishte caktuar kohë më parë Charles Smith.
Këtë të fundit, Simmons e akuzon se si kryetar i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it në vitin 2013, ndërhynte në proceset gjyqësore për arsye politike, duke bërë presion te gjyqtarët.
Këto pretendime, avokatët e Nasim Haradinajt i shfrytëzuan që Simmonsin ta propozojnë si dëshmitar, e në anën tjetër duke kërkuar përjashtimin e Charles Smith nga ky rast.
Mirëpo, nëse çdo gjë shkon sipas planit, ballafaqimi Simmons-Smith do të jetë i pashmangshëm.
Por, si mund të përshkruhet ky rast në aspektin juridik?
“Këto janë gjëra që mund të ndodhin sepse janë të një fushe, dhe secili e zhvillon karrierën herë avokatë, herë prokuror, herë gjyqtar. Dhe mund të ndodhë të ballafaqohesh me kolegët e tu në kapacitete të ndryshme”, shprehet Taulant Hodaj për RTK.
Megjithatë, ekziston mundësia që Malcolm Simmonsit t’i refuzohet statusi i dëshmitarit.
“Duhet të shikohet nëse ka konflikt interesi, dhe nëse ekziston një gjë e tillë atëherë mund të kërkohet përjashtimi i ndonjërit”, shton Hodaj.
Për përfshirjen e Charles Smith në skandalet e EULEX-it, Malcolm Simmons raportoi në Kuvendin e Kosovës javë më parë.
Të gjitha këto ai ka thënë se është i gatshëm t’i thotë edhe para Dhomave të Specializuara si dëshmitar në rastin Gucati-Haradinaj.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...