Kryetari i Partisë për veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka hyrë në garë që të rizgjidhet edhe një herë deputeti në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbisë me numrin 13, përcjell Arbresh.info.
“Të nderuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, e di zgjedhjet e shpeshta janë të tepërta, sidomos për ju. Të lehta nuk janë as për ne. Por, të rëndësishme janë për të gjithë”, tha Kamberi.
Duke iu adresuar qytetarëve përmes një videoje, ai kërkoi që lufta të vazhdojë në çdo formë demokratike edhe në Parlamentin e Serbisë, aty ku siç thotë ai, shqiptarët i duan më së paku, por prej nga ku “zëri dëgjohet më së shumti”.
Tutje ai ka theksuar se diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i përditshëm, dhe se “urrejtja që ka ushqyer ky pushtet autokrat ndaj shqiptarëve si popull, e Kosovës si shtet është i pa precedent, ndaj tyre nuk duhet heshtur”.
Përgjigj më e mirë është përgjigja me votë sot, e me zërin në Kuvend nesër.
Ai kërkon që kjo listë të mbështet në mënyrë që e kërkesat për të drejtat e shqiptarëve të dërgohet edhe në kuvend.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...