Shef i stafit të kryeministrit ka mohuar se Ramush Haradinaj ka dërguar emrin e Latif Merovcit për ta emëruar shefi të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pas shkarkimit të Driton Gashit.
AKI është kthyer në një fushë-betejë që nga dita kur kryeministri Haradinaj vendosi të shkarkonte nga detyra për shkak të kidnapimit të gjashtë gylenistëve vartësin e tij dhe të Presidentit Thaçi, Driton Gashi, i cili në krye të AKI’së u bindej vetëm urdhrave të Thaçit.
U raportua se Presidenti Thaçi nuk donte të lejonte shkarkimin e Gashit, pa u shkarkuar edhe zëvendësi i tij, Latif Merovci dhe zëvendësi i tij Latif Merovci dhe kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani.
Pikërisht emri i Merovcit u përmend sot në media se ishte i zgjedhuri i Haradinajt për t’u emëruar në krye të AKI’së.
Megjithatë këtë e mohoi shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi. Ai për Gazetën Express tha se nuk është dërguar asnjë emër edhe pse ka disa të tillë që janë përmendur.
“Janë përmendur shumë emra dhe shumë propozime por një propozim zyrtar për personin në fjalë Kreyministri nuk e ka bërë”, thotë Arifi.
Gjatës javës janë përmendur edhe emra të tjerë të mundshëm për pozitat në krye të shërbimit inteligjent. T7 kishte raportuar se është propozuar nga Kryeminsitri për zëvendës drejtor të këtij institucioni është Burim Ramadani, që aktualisht është zëvëndësministër i FSK-së.
Mirëpo, diçka të tillë kishin kundërshtuar ndërkombëtarët. Ata kanë refuzuar këtë propozim të Haradinajt me arsyetimin se nuk dëshirojnë që në kry të këtij insitutcuioni të sillën sërish emra politik. /Express/
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...