Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë para vetes Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për miratimin e së cilës nevojiten së paku 80 vota të ligjvënësve.
Megjithatë, kalimi i kësaj marrëveshjeje do të varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët ende nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse do të votojnë pro apo kundër Demarkacionit.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se seanca do të mbahet të enjten, por nuk ka dashur të komentojë nëse ka arritur t’i sigurojë edhe votat e deputetëve serbë.
Në anën tjetër, deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë shprehur se nuk e votojnë një marrëveshje të tillë për dallim nga partia tjetër opozitare LDK, e cila ka premtuar se do ta votojë Demarkacionin, shkruan tutje Zëri.
Pasi Qeveria miratoi plotësim-ndryshimin e Ligjit për Demarkacionin kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Marrëveshja e Demarkacionit është në përfundim të finalizimit.
Ai e ritheksoi se seanca për Demarkacionin do të mbahet të enjten, në orën 11:00, teksa ka thënë se deklarata e presidentëve Thaçi e Vujanoviq jep mundësinë e rishikimit të marrëveshjes së nënshkruar mes vendeve.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...