Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, njëherit edhe nënkryetare e këtij parlamenti i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë ata që premtojnë përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Këtë e ka thënë përmes një video-mesazhi të prezantuar në konferencën ndërkombëtare “Model European Union Kosova 2017”, shkruan arbresh.info.
“Është përparuar, por tash është në dorë të Kuvendit që pritet të zgjedhet më 11 qershor. Sinqerisht besoj se parlamentarët e ri të zgjedhur do të veprojnë me përgjegjësi për qytetarët e Kosovës dhe ratifikojnë shpejtë marrëveshjen që përcakton kufirin më Malin e Zi.”
Ajo ka përmendur edhe kushtin tjetër që ka të bëjë me shënjestërimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë, shkruan arbresh.info.
“Gati disa përmirësime janë bërë por duhet të shohim më shumë progres. Dhe është shumë e qartë nga këtu. Sa më shpejtë që të përmbushen, Komisioni Evropian, vendet anëtare, dhe Parlamenti Evropian do të japim dritën e gjelbër .”
Ajo ka shtuar se këto janë procedurat dhe nuk ka rrugë tjera përreth.
“Kjo është kështu dhe politikanët në Kosovë e dinë këtë. Kështu që mos e besoni askë që premton, pa premtuar se do të përmbushë dy kushtet sa më shpejtë që qeveria dhe parlamenti të zgjidhen.”
Instituti Cilësore për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) në bashkëpunim me “BETA e.V” për herë të dytë organizuan Konferencën ndërkombëtare “Model European Union Kosova 2017” e cila është mbajtur në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga 1 qershori.
Kjo konference kishte për qëllim informimin e të rinjve me mekanizmat e Bashkimit Evropian veçanërisht Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave.
Pjesëmarrës ishin rreth 140 të rinj nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Të rinjtë gjatë qëndrimit në Kosovë vizituan edhe Prizrenin vendet e trashëgimisë kulturore dhe Pejën përkatësisht Radafcin e Pejës. /arbresh.info/
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...