ëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur optimist se janë siguruar numrat për seancën e nesërme, në tentativën e katërt për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Gjatë këtyre tri javëve të fundit, pas marrëveshjes që ka nënshkruar presidenti Thaçi me presidentin malazez Vujoviq, ne kemi pasë një bashkëpunim shumë të mirë si partner të koalicionit por kemi folur edhe me subjekte të tjera që janë në opozitë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Falë mbështetjes të LDK-së është krijuar një kontekst i ri, sikur kemi folur edhe me Listën Serbe, e cila në mëto dy javë të fundit ka qenë pjesë e shumë takimeve që ka pasë Veseli, Hardinaj, Limaj, Pacolli dhe unë”.
“Besoj se nesër do të kemi votat e mjaftueshme. Është punuar shumë dhe pas marrëveshjes së dy presidentëve, nuk ka asnjë arsye politike, juridike dhe asnjë arsye tjetër që të mos votohet marrëveshja e vitit 2015, sikurse të mos jetë pjesë e ligjit edhe vetë raporti i hartuar nga Komisioni Shtetëror në vitin 2017”.
Megjithatë Hoxhaj në një intervistë për Info Magazine drejtpërdrejtë nga Izraeli, ka thënë se duhet të punohet deri në momentin e fundit, që të jenë votat e nevojshme.
“Mendoj që nesër do të kemi votat e mjaftueshme por jeta parlamentare, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë, karakterizohet me një sjellje fluide të kontekstit të brendshëm. Duhet të luftohet deri në minutën e fundit, që çdo deputet i cili ka premtuar votën e tij, ta japë votën e tij”.
“Me sa e di unë, edhe Haradinaj dhe Veseli edhe gjatë orëve të fundit kanë pasur takime në Prishtinë dhe besoj që nesër në orën 16:00 kur fillon seanca, pas debatit do të kemi vota të mjaftueshme”.
Zëvendëskryeminsitri Hoxhaj ka bërë edhe një ndërlidhje të votimit të mundshëm të Demarkacionit me një ngjarje të rëndësishme.
“Për më tepër se çfarë po ndodh ose çfarë mund të ndodhë nesër, tema kryesore do të jetë fundi i kësaj jave, në fund të kësaj jave mblidhet Këshilli Evropian i cili është samiti më i madh në Bruksel”.
“Nëse nesër ratifikojmë Demarkacionin, mund ta zëmë ndoshta afatin e fundit që përmes rekomandimeve të këtij këshilli të merret në konsideratë progresi që kemi bërë në plotësimin e kushtit pothuajse të vetëm dhe më të rëndësishëm sa i takon zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave”.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...