Besnik Tahiri thotë se reduktimi i ministrive është rregulluar me ligj nga qeveria Haradinaj

21:57 | 17 Shtator 2019
L G

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, i është kundërpërgjigjur liderit të VV-së Albin Kurti, lidhur me reformën e funksionimin efikas të qeverisë.

Tahiri, ka thënë se kufizimi i numrit të Kabinetit të Kryeministrit, numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave i zotuar në deklarata është zgjidhje parciale.

“Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë, e kulmi i reformës në administratën publike. Mos të harrojmë, janë këta të njëjtit që për gati 10 vite nuk e miratuan pakon e refomës së administratës pubike, e madje as nuk e votuan kur ne e sollëm në Kuvend. Reformat bëhen me vullnet e guxim, jo me deklarata”, ka deklaruar ai, përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10156378855221611

Postimi i plotë:

Funksinomi efikas i qeverisë ka zgjidhje Ligjin për Qeverinë, të tjerat janë inskenime

Thjeshtëzimi i diskutimit për reformën e funksionimin efikas të qeverisë, në numrin e ministrive është huqje nga koncepti. Kufizimi i numrit të Kabinetit të Kryeministrit, numrit të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave i zotuar në deklarata është zgjidhje parciale.

Pavarësisht vullnetit të mirë, konstilacioni politik dhe formimi i qeverisë, duke pasur parasysh obligimin kushtetues të përfaqësimit të minoriteteve e bënë këtë thjesht premtim fushate. Projektligji i hartuar për Qeverinë, e i cili për shkak të rrethanave të dorëheqjes së qeverisë, i finalizuar për votim parasheh rregullim të plotë të funksionimit. Për më tepër vendos pronësinë e shtetit në formën e funksionimit duke zëvëndësuar rregullativën e UNMIK-ut.

Projektligji, përveç kufizimit në numër, vendos theks parimet e qeverisjes së mirë, duke rritur koordinimin përmes vendosjes së një sistemi të integruar të politikave. Kjo shmangë përsëritjen dhe copëzimin e politikave dhe buxheteve. Për më shumë, vendos vija të qarta të llogaridhënies, që aktualisht janë afro 40 agjenci, e ndërmarrje që raportojnë në Zyrën e kryeministrit. Prandaj, bëhet e pa mundur llogaridhënia dhe mbikëqyrja efektive. E për këtë, parashihet një ri-shikim i plotë funksional.

Projektligji, përveç vendimmarrjes për shkrirje të ministrive, merr parasysh poltikat kyçe në kuadrin e organizimit të ri, duke vendosur zëvendësministra me portofol për fushëveprime të caktuara.

Për ta përmbyllur, liderët nuk komentojnë, por jetësojnë politika. Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë, e kulmi i reformës në administratën publike. Mos të harrojmë, janë këta të njëjtit që për gati 10 vite nuk e miratuan pakon e refomës së administratës pubike, e madje as nuk e votuan kur ne e sollëm në Kuvend. Reformat bëhen me vullnet e guxim, jo me deklarata./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme