Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje deputetëve që të kenë kujdes me përzgjedhjen e përsonave nëpër agjencionet e pavarura.
“Kur ju pëlqen emërimi prej ndërkombëtarëve, thoni në rregull, kur nuk ju pëlqen, thoni jo ata nuk janë të mirë. Tek agjencionet që i raportojnë Kuvendit, me mandat katër vjeçar, ju lutem nalne turrin. I kem dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, e kemi shefin e Agjencionit Kundër Korrupsionit, e kemi Auditorin Gjeneral në proces. Unë e di, e kuptoj që i keni numrat, por nëse praktika shkon me i kapë këto institucione me njerëz të juaj, nuk i boni hajr vendit, as qeverisë Kurti e as Vetëvendosjes”, është shprehur Tahiri.
Kuvendi po vazhdon diskutimet me deklarimet jashtë rendit të ditës./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?