Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit.
Ai thotë se zgjedhja e presidentit është e pashmangshme, dhe se mund të kemi zgjedhje për president në tetor e më së largu në mars të vitit 2021. Ai tha se nuk do të ketë më president me zarfë, dhe se duhet që ai të zgjidhet nga kjo legjislaturë.
“Unë jam që Ramush Haradinaj të jetë president. Unë personalisht po. Në radhë të parë fiton vendi. Dhe në radhë të dytë koncepti i presidentit që të ballafaqohet me çfarëdo teme. Kush humbë? Vetëm aleanca. Kemi të bëjmë me një njeri me bagazh të madh. Do ta udhëhiqte vendin me lidership. Me trimëri. Në situata në të cilat unë vetë jam dridhur, në situata të cilat nuk dua të flas se sa vështirësi kemi pasur. Ai ka qenë i palëkëndur”, thotë ai.
“Kemi tema të mëdha përpara. Aleaaca humbë, por vendi fiton”, shtoi Tahiri./orainfo/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...