Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Besnik Tahiri ka thënë se asnjë qeveri nuk mund ta nënvlerësoj temën e të pagjeturve apo çfardo teme që lidhet me luftën e UÇK-së derisa po komentonte deklaratën e zëvendëskryeministrit të dytë të Kosovës, Driton Selmanajt i cili tha se “jemi lodhë me kësi qasje”.
Tahiri tha se Selmanaj realisht nuk i referohet personit në fjalë por që sipas tij deklarata e tij mori diskursin publik.
“Këto çështjet që shkaktojnë dhimbje të mëdha në shoqëri duhet të trajtohen me seriozitet. Unë e kam dëgju më kujdes deklaratën e Selmanajt, ai realisht nuk i referohet personit ne fjalë por deklarata e tij mori diskursin publik”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidani në T7 .
Ai komentoi postimin nga një faqe që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës ku ishte publikuar një fotografi e deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë një ekspozite në Beograd në vitin 2013.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie ku deputetja Bogujevci i tregon për krimet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.
“Këto janë çmenduri të llojit të vetë, këta njerëz nuk janë në tokë të bukës. Nuk ka asnjë qeveri me e nënvlerësu temën e të pagjeturve apo çfarëdo teme që lidhet me luftën e UÇK-së janë do baza të paprekshme. Si udhëheqës të shtetit duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, deklaroi Tahiri.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...