Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se BE-ja e ka kërkuar një reformë në administratën shtetërore.
“Qeveria e ka marr me seriozitet këtë punë dhe e ka caktuar koordinatorin nacional për administratën shtetërore. Këtë ndihmë ia kemi kërkuar Besnik Tahirit i cili për një kohë të gjatë e ka temë të trajtimit administratën”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Besnik Tahiri ka thënë se kjo është një përgjegjegjësi e madhe.
“Është procesi më i rëndësishëm i forcimit të Republikës së Kosovës. Do të ndërtojmë shtylla për anëtarësimin e Kosovës në BE. Unë pas 10 viteve kur kam qenë në zyrën e kryeministrit po kthehem me një detyrë që do ta kryej me akterët të tjerë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...