Analisti Bensik Mustafaj, i ftar në studion e ‘Opinion’ në News 24, ka komentuar delegimin e kompetencave nga Edi Rama tek Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Sipas tij fjalimi i Cakajt tregoi se ai është i paaftë për të mbajtur mbi shpatulla institucionin më të rëndësishme në Shqipëri siç është ai i Ministrisë së Jashtme.
‘Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur.
Fjalimi i prezantimit është i rëndësishëm kudo në bot, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto.
Ai foli për Integrimin Rajonal! Unë se di ca është kjo tezë’, deklaroi Mustafaj.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...