Zëvendësi i Albin Kurtit ka thënë se Nënkryetari i LDK’së s’ka peshë në bisedimet që po zhvillohen për koalicion ndërmjet dy partive.
Këtë reagim Besnik Bislimi e ka bërë pas deklaratave të Lutfi Hazirit se Kryeministri i ri i Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK’së dhe se janë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja.
“Ai mund të thotë çkado mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.
Dje Lutfi Haziri në një postim në Facebook kishte thënë se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.
’Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!’’, kishte shkruar Haziri.
E ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta të zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Albulena Haxhiuia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.
“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Edhe anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi i ka reaguar Hazirit.
Abazi ka thënë se arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë.
Abazi theksoi se Lutfi Haziri nuk bën të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK për të mirën e qytetarë që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...